Google ADS

Kujdes kur rrini me këto 4 shenja të horoskopit, janë aq nevrike sa marrin flakë menjëherë

22:56 | 20 Qershor 2018
Trina Galanxhi

‘’Merre shtruar, çdo gjë është në rregull”, është një nga fjalitë më të shpeshta që i thoni vetes sa herë që dikush ju parakalon gabimisht në rrugës (ok, edhe ndonjë të sharë nga pas), ju zënë radhën në supermaket, nuk ju përgjigjen në telefon apo kur nuk ju kthejnë mbrapsht lekët e marra borxh.

Megjithatë në disa situata është shumë e vështirë të mos e humbësh toruan, sidomos për disa shenja specifike të horoskopit. Mjafton që t’i ngacmojë dikush dhe ato janë të gatshme të përmbysin gjithçka. Janë aq nevrike saqë nxehen në pak minuta, por po aq shpejt qetësohen. E dini cilat janë këto shenja që marrin flakë direkt?

Dashi: I pari i horoskopit është gjithashtu shenja që bëhet nevrik menjëherë, sidomos kur dikush është me vonesë. Nëse jeni të qetë, dhe ju duhet shumë kohë për të përpunuar një informacion, mos qëndroni afër një Dashi, pasi ai do të nxehet dhe nuk do e përmbajë inatin. Është një shenjë që nuk ka durim.

Demi: Ai nxehet kur gjërat nuk shkojnë sipas planit të tyre ose kur diçka e papritur ndodh. Ata nuk munden thjesht ta kalojnë një gjë dhe të bëjnë përpara sepse aty do u rri mendja gjithë kohën. Mos i rrini pranë një Demi që vuan nga pagjumësia pasi mund të përballeni me të papritura.

Virgjëresha: Virgjëreshën e nxeh dhe zhurma e përtypjes së çamçakëzit, shqiptimi gabim i emrit të tyre, njerëzit që ecin ngadalë në rrugë. Pra Virgjëresha nxehet me çdo gjë. Ato nuk i durojnë dot njerëzit që janë në një standard më të ulët se to dhe pakënaqësitë e tyre i shfaqin hapur. Më kot nuk janë shenja më kritike e zodiakut.

Akrepi: Akrepi është shenja që nuk duron dot injorancën. Të qenit i paditur do e nxehë këtë shenjë dhe nëse ju nuk bëni asgjë. Akrepi urren gjithashtu njerëzit që gënjejnë dhe nëse ndihen të gënjyer, kjo gjë jo vetëm që do i mërzisë por do i bëjë që të “shpërthejnë”./living/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme