Nëse mbani para ose sende me vlerë nën dyshek, në sirtarin e të brendshmeve a në një kasafortë, dijeni se po gaboni. Hajdutët e shtëpive kërkojnë së pari në këto vende.
Një panel prej ish-hajdutësh shtëpish, organizuar nga rrjeti i dyqaneve John Lewis, këshillojnë që sendet me vlerë t’i fshihni në kuti drithërash a te lodrat e fëmijëve.
Një nga ish-hajdutët tha se kutitë e makaronave, orizit e drithërave janë vendet ideale për të fshehur bizhuteri sepse kushdo që synon t’ju vjedhë, s’ka kohë të kontrollojë kuzhinën me imtësi.
Shumëkush i mban sendet me vlerë, si çelësat e makinës, në kuzhinë, ose në një sirtar me objekte të rëndomta. Sendet me vlerë mund t’i fshihni aty ku mbani DVD apo disqe të vjetra sepse gjendet më vështirësi.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...