Turshitë nuk mungojnë në asnjë familje që përgatitet për dimër.
Megjithatë, ka shumë rëndësi që të dini se ku t’i ruani turshitë në mënyrë që ato të jenë shumë më të freskëta, transmeton portal arbresh.info
Nëse jeni adhurues i dimrit, jemi të sigurt se ju ka ndodhur që të prishet ajvari, specat turshi ose reçeli i kumbullës.
Më poshtë e keni të listuar vendet se ku duhet t’i ruani ushqimet e dimrit.
Vendet me lagështi
Bodrumi shpresh konsiderohet një vend ideal për ruajtjen e dimrit, sepse mban një temperaturë të ulët të qëndrueshme dhe vazhdimisht e errët. Por nëse bodrumi është i lagësht, ky nuk është një opsion i mirë, sepse myku mund të kapë kavanozët.
Drita e fortë
Kavanozët me speca të thartë ose ajvar nuk duhet të vendosen pranë dritareve ose në raftet ku bie drita.
Temperatura “e pabarabartë”
Në mënyrë që ushqimet e dimrit të mbijetojnë, është e rëndëishme që atyre t’u siguroni një temperaturë afërsisht të qëndrueshme. Shmangni vendet pranë pajisjeve elektrike, sepse ato përhapin nxehtësi dhe mos i ruani ato në tarracë./arbresh.info/
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...