Ku duhet të udhëtoni sipas shenjave të horoskopit

22:52 | 25 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Është fakt i njohur se udhëtimi zgjeron mendjen.

Kalimi në një vend ekzotik mund të jetë mënyra më e përsorur për të rifreskuar dhe për të hedhur problemet tuaja pas krahësh, transmeton portali arbresh.info

Nëse jeni të uritur për një pushim të ëmbël, mos kini frikë, sepse nuk kemi sugjerimin që ju nevoitet.

Ja ku duhet të udhëtojni sipas shenjave të horoskopit

Dashi

Një aventurë e në malet e Etiopisë

Ata të shenjës së Dashit gjithmonë bëjnë zgjidhje të egra për pushime, sepse e tëra që kërkojnë ata është një pushim larg të tjerve. Adrenalina e lartë dhe një hap afër rrezikut është ajo që u pëlqen shumë. Ata duan të udhëtojnë në vende që i bën të ndihen të gjallë.

Demi

Një pushim në brigjet e Greqisë

Demi dhe luksi shkojnë dorë për dore së bashku. Ata preferojnë që pjesën më të madhe të kohës ta kalojnë duke bërë qejf, transmeton portali arbresh.info
Për Demat një festë do të thotë pushim dhe ndalimi për të nuhatur trëndafilët. Shpesh Demat e marrin aq shtruar saqë u duhet që të shkojnë në palester me qëllim të kthimit në realitet.

Gaforrja

Në lumenjtë pranë maleve në Kanada

Gaforjja pëlqentë krijojë kujtime me miqtë dhe familjarët e tyre, prandaj ata dëshirojnë që të kthehen po aty vitin tjetër. Nuk ka asgjë që vë më shumë buzëqeshje në fytyrën e një Gaforre, sesa një pushim me të dashurit e tyre.

Binjakët

Një udhëtim që mbush në energji në Tokio

Binjakët duan gjëra që bien ndesh me idetë e tyre konvencionale në mendjen e tyre. Ata gëzojnë duke u mbushur me gjëra të reja dhe mërziten kur nuk sfidohen intelektualisht. Binjakët kërkojnë të bëjnë pushime në mes të festave dhe është e habitshme, sepse ata janë shumë të qetë në mes të kaosit.

Luani

Një udhëtim në Rio De Janierio

Për Luanët pushimet janë një shans për të shijuar jetën si një yll i muzikës rock. Ata duan të shohin gjëra të bukura dhe udhëtim për ta do të thotë, argëtim, menjdelëhtësi dhe përjetim i pabesueshëm.

Virgjëresha

Pushime të pacenuara në Suedi

Kur Virgjëreshat vendosin të udhëtojnë larg, ata pëlqejnë që të jenë larg pjesës tjetër të botës. Ata nuk duan të kalojnë orarin e tyre kor. Atyre u pëlqen rehatia dhe vendet e bukura.

Peshorja

Të shëtitet nëpër rrugët e Budapestit

Peshorja pëlqen të ndjekë kuriozitetin e saj. Ata duan të takohen me banorët lokalë, kudo që shkojnë dhe duan të marrin frymë nëpër kafene 300 vjeçare të Europës, si dhe të ecin nëpër rrugët me kalldrëm.

Akrepi

Të zbulojë bukuritë e Kamboxhias

Akrepët gëzojnë melankolinë dhe festat që i pushtojnë ata emocionalisht. Jepjuni atyre atmosferë dhe histori dhe shpirti i tyre do pushtohet. Kushdo që udhëton me Akrepin duhet të ketë stomak të fortë, sepse këta duan të shohin edhe anën e errët të universit.

Shigjetari

Të eksplorojë tokat ekzotike në Tanzani

Shigjetarët në zemrën e tyre janë arxhinjë, që duan të gëzojnë lirinë pa rregulla dhe kufizime. Ata janë aventurierë dhe kanë një hartë në mes të dhomës, përmes të cilës vendosin se ku do shkojnë. Ajo që kërkojnë Shigjetarët është eksplorimi.

Bricjapi

Një pushim luksoz në Karaibe

Bricjapi planifikon për pushime edhe një vit para. Një pushim i përsorur për ta do të thotë relaksim në maksimum. Ata duan kohë për t’u çlodhur dhe për të kapur ato romane të palexuara, por gjithashtu një shans për t’u kënaqur në gjërat më të imëta në jetë, transmeton portali arbresh.info

Ujroi

Udhëtim sa më pranë natyrës, në Afrikë

Ujorët janë persona të lirë në zemër. Ata janë qenie kurioze dhe nuk përtojnë të eksplorojnë. Shpesh ndjejnë lidhje të forta me kafshët, prandaj edhe duan të vizitojnë vendet ku jetojnë ato.

Peshqit

Duan të gjejnë nirvanën në Sri Lanka

Peshqit duan një dozë të mirë të kozmosit për pushime. Shëndeti i tyre mendor varet nga reflektimi i brendshëm dhe qetësia shpirtërore. Qetësia e mendjes dhe e trupit është ajo që kërkojnë ata të bëjnë për pushime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme