Që nga viti 1899, kur Japonia filloi të mbledhë të dhëna se sa fëmijë lindin çdo vit, numri i përgjithshë nuk ka rënë asnjëherë më poshtë se 950 mijë.
Deri në vitin 2017.
Të dhënat e reja nga Ministria e Shëndetësisë në Japoni sugjerojnë se deri në fund të këtij viti do të lindin vetëm 941 mijë foshnje, një rënie prej 40 mijë lindjesh që nga viti 2016.
Numri i vdekjeve ndërkohë është rreth 1.34 milionë, duke u rritur me 3 përqind që nga viti 2016, shkruajn “Japan Neës”, transmeton portali arbresh.info
Kriza e fertilitetit në Japoni ka rënë dukshëm gjatë kësaj dekade. Gjeneratat e vjetra po vdesin, por brezi i ri nuk ka shumë dëshirë të krijojë familje.
Shkalla e fertilitetit në Japoni është ndër më të ultat në botë.
Mary Brinton, sociolog nga Unversiteti i Harvardit, e ka quajtur krizën e fertilitetit “vdekje të familjes”.
Vendet e tjera të botës që janë duke u përballur me probleme të ngjajshme janë Shtetet e Bashkuara, Danimarkë, Kina dhe Singapori./arbresh.info/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...