Google ADS

Krishtlindjet , 10 gjëra që nuk duhet të dhurohen

01:45 | 15 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Çdo vit shumë blerje përfundojnë në harresë. Ja cilat janë dhjetë dhuratat që nuk duhet të bëhen për të shmangur ndonjë “surprizë” të pakëndshme Mendimi është ai që ka rëndësi.

Çdo vit në kohën e Krishtlindjes përsëritet kjo gjë, por ka shumë dhurata të padëshirueshme që përfundojnë në harresë, në mbeturina ose përfundojmë duke ua falur të tjerëve që nuk i kemi shumë miq. Sipas disa studimeve, më shumë se 40% e dhuratave nën pemë nuk vlerësohen.

Të zgjedhësh dhuratën e duhur nuk është e lehtë, por këtu janë renditur në rend zbritës blerjet që nuk duhet të bëni nëse dëshironi me të vërtetë që marrësi i dhuratës të jetë i lumtur.

Vendi i dhjetë – Foto në mur të personalizuara. Prej vitesh ato blihen në internet, por ato janë një dhuratë shumë personale dhe mund t’ua dhurojmë vetëm miqve që i njohim në perfeksion. Shkrimi bioadhesiv dhe pikturat që do të ngjiten në mur gjejnë murin e dollapit si destinacionin e vetëm.

Vendi i nëntë – Të gjithë e pëlqejnë kafenë. Por kupa, ndoshta e personalizuar me dorezën e kafshës sonë të preferuar, me siguri do të përfundojë në kosh. Duhet ta shmangni këtë gjë.

Vendi i tetë – Kur nuk dimë se çfarë të dhurojmë, ndodh që t’u blejmë një mbajtëse çelësash. Në qoftë se nuk keni ide të qarta, do të ishte më e vlerësuar dhe sigurisht më e dobishme një rimbushje telefonike. Origjinaliteti është i njëjtë, por të paktën e dyta është më e dobishme.

Vendi i shtatë – Truket e Box. Në fillim ju mund të bëni një përshtypje të mirë, por, ndërsa kalojnë ditët, kjo kuti me ngjyra me dhjetëra hije sysh të çdo hije, nga e gjelbra acide tek bluja antracite ngelet një trashëgimi e pluhurosur.

Vendi i gjashtë – Kapakë për telefon ose tablet. Vetëm nëse kërkohet në mënyrë specifike, pikërisht sepse përdoret si mbrojtje për një objekt që ne gjithmonë kemi me vete, shpesh bëhet një dublikatë dhe riciklohet nëse bëhet me vizatime të Krishtlindjeve.

Vendi i pestë – Batanije termike. Ideja e pranishme në çdo panair të Krishtlindjeve, nëse harrohet ndezur mund të bëhet e rrezikshme. Një tjetër “disavantazh”: nuk mund të dhurohet përsëri dhe për këtë ne do të jemi më të urryer nga miqtë.

Vendi i katërt – Set me marmelata. Të gjithë i kemi marrë, por le ta pranojmë: cili ka arritur ndonjëherë të mbarojë kavanozat e marmelatës, të salcave, mjaltit që na janë dhënë gjatë viteve? Të blera shpesh nëpër dyqane të ndryshme, do të ishte më mirë të diversifikoheshin produktet në vend që të blini një marmelatë me shije kopër, peshk dhe djathë.

Vendi i tretë – Ornamentet tematike. Më mirë një letër e shkruar me sinqeritet sesa stoli qeramike, ose topi i Krishtlindjeve me borë apo kukulla me hundë karotë, sepse thjesht nuk mund vlerësohen. Janë pra objekte që nuk mund të dhurohen.

Vendi i dytë – Thekëse në formë peme. Vetëm nëse personi, të cilit i kemi bërë dhuratën ka një bar, në raste të tjera kjo lloj pajisje nuk vlerësohet. Vetëm do na zërë hapësirë dhe do të përfundojë në ishullin ekologjik pas disa viteve.

Vendi i parë – Librat dhe CD-të e autorit tonë të preferuar – Është dhurata e preferuar nga shumë njerëz, por është gjithashtu e rrezikshme. Në fakt, kur blejmë një CD apo një libër, duhet të mendojmë për shijet e personit që po ia dhurojmë. Një këshillë e vlefshme: për të parandaluar që ajo të riciklohet, shkruani një dedikim në faqen e parë ose në kopertinë./Gazeta Shqip/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme