Pse mos të dekorojmë shtëpinë në stilin shabby chic dhe për Krishtëlindje?
Ky në fakt është stili që i përshtatet shumë mirë festave. Dy janë pikat kryesore: paleta e ngjyrave dhe materialet. E para padyshim delikate, përfshin të bardhën, bezhën, duke arritu te grija ngjyrë miu, dhe me disa prekje nuance pastel. Segmenti i dyte përfshin drurin, stofën, letrën e dekoruar me metal, të gjithë element që bashkohen mrekullisht bashkë.
Nga zbukurimet për pemën e deri të dekorimet për zonën living dhe tryezën, duke arritur në dhomën e gjumit, ja këshillat tona për një Krishtëlindje Shabby Chic.
Salloni i Krishtëlindjeve Shabby Chic
Nëse keni në dispozicion një oxhak që nuk përdorni, mundohuni ta dekoroni me një grup qirinjsh të bardhë, me diametër dhe gjatësi të ndryshme, për të krijuar një pikë drite shabby. Luani me ngjyrat pastel, pa hequr dorë nga ngjyrat tradicionale si e gjelbërta dhe e kuqja. Vendosni llampa të ndezura, bashkë me ndonjë detaj festash për të ngrohur atmosferën.
Dekorime Shabby Chic
Duhet të preferojmë materiale dhe elementë natyrale, ashtu sikurse përdorimi i dekorimeve me ngjyra të hapura dhe plot dritë. Luani me letrën për dhuratat dhe jepini një kujdes më të veçantë detajeve.
Tryeza e festvave Shabby Chic
Tryeza e cila mbledh momentet më të mrekullueshme të festave duhet patjetër të jetë prej druri, mundësisht të jetë në dukje dhe jo e mbuluar nga mbulesat e tavolinës. Runner prej lino me ngjyrë bezh dhe dekorimet me qelq dhe dru janë ideale për të pritur miq dhe familjarë.
Dhoma e gjumit
Dhoma e gjumit vishet me ngjyra të pastra, për të pritur mëndjen dhe relaksuar shpirtin. Detaje të qëndisura që krijojnë ambient romantik dhe emocional edhe në dhomën e më të vegjëlve.
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...