Google ADS

Kremrat anti-rrudhë nuk mund të kenë efekt pa këtë përbërës

06:57 | 3 Mars 2017
Arbresh.info

Me kalimin e viteve, në lëkurën tuaj fillojnë të shfaqen shenjat e para të rrudhave dhe lëkura e humbet shkëlqimin e saj.

Ky është çasti kur e kuptoni se duhet treguar kujdes i veçantë për lëkurën dhe duhet të bëni diçka që të mos e tregoni moshën që keni, për t’u dukur më të reja. Përdorimi i produkteve kundër plakjes është zgjidhja e duhur dhe kjo gjë duhet të fillojë pas të 25-ave.

Përmes aplikimit të tyre, lëkura juaj do të bëhet më e freskët dhe ju do të dukeni më e gjallë. Për t’ju ndihmuar të bëni zgjedhjen e duhur, Living ju sugjeron produktin ideal që do të ngadalësojë efektet e plakjes. “L’Immortelle” është një lule me jetëgjatësi të jashtëzakonshme: ajo nuk vyshket kurrë, madje edhe pasi këputet. Vaji i saj organic është i pasur me molekula aktive, duke nxitur prodhimin e kolagjenit me 6 herë më shumë, e duke dhënë rezultate të pabesueshme kundër plakjes.

Immortelle Precious zvogëlon praninë e rrudhave. Kjo lule stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili kontribuon në mbushjen e rrudhave të thella dhe ristrukturon epidermën për një lëkurë më të lëmuar. Rritet mikroqarkullimi në lëkurë çka stimulon rigjenerimin e qelizave. Lëkura është e mbrojtur nga radikalet e lira dhe ndjehet e qetë dhe e butë si mëndafsh.

Pas një muaji, pamja e rrudhave pakësohet dukshmërisht, dhe lëkura është më e tendosur. Rrathet e zinj dhe fryrjet poshtë syve zhduken falë veprimit te ekstrakteve të ruscus dhe ashes.

Kremra me këtë lule mund të gjeni në dyqanet L’Occitane

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme