Duket se zgjidhja më e mirë është të zëvendësojmë vajrat për shkak të plakjes dhe toksinave mjedisore, që ndikojnë drejtpërdrejtë në lëkurën tonë.
Siç raportohet nga Dermato-Endocrinology Journal, plakja e lëkurës është një proces kompleks biologjik i ndikuar nga një kombinim faktorësh, siç janë gjenetika, metabolizmi, hormonet, toksinat etj., transmeton lajmi.net.
Këta faktorë së bashku sjellin ndryshime progresive në çdo shtresë të lëkurës, si dhe ndryshime në paraqitjen e lëkurës, sidomos në zona të lëkurës të ekspozuara ndaj diellit.
Sidoqoftë, ekziston një lloj kremi natyral, nëpërmjet të cilit mund të reduktohen ndjeshëm rrudhat në fytyrë, së bashku me rrathët poshtë syve, që shihen shpeshherë si një problem nga femrat.
Çfarë ju duhet?
Përbërësit:
10 pika vaj esencial me temjan
1 gotë çaji xhel të aloe vera
1 gotë çaji gjalpë shea të pa rafinuar
1 gotë çaji vaj kokosi
½ e lugës së çajit vitaminë E
Udhëzimet:
Përzieni të gjithë përbërësit së bashku në një tas të vogël
Nëse është e nevojshme, ju mund ta ngrohni lehtë vajin e sheës dhe vajin e kokosit në një tigan të vogël, pastaj të shtoni pjesën tjetër të përbërësve në mënyrë që të përzihet lehtë
Sapo të përzihet mirë, transferoje pastën në një kavanoz xhami
Përdoreni çdo mëngjes dhe natë rreth syve dhe në pjesët e rrudhave.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...