Problemi më i madh i grave në të gjithë botën, është eleminimi dhe parandalimi i rrudhave.
Në vend se të harxhoni shuma të mëdha parash, këtë mund ta bëni edhe në mënyrë krejt natyrale.
Më poshtë mund të gjeni një krem për fytyrë që përmirëson lëkurën tuaj për një javë dhe krejt kjo, në mënyrë natyrale e pa shumë mund e shpenzime, transmeton Klan Kosova.
Çfarë ju duhet?
2 lugë gjelle vazelinë
1 lugë gjelle vaj bajamesh ose vaj ulliri
1 të verdhe veze
1 lugë gjelle mjaltë
1 avokado të pjekur
Si ta përgatisni?
Nxeheni vazelinën për disa sekonda, derisa ajo të zbutet. Këtë mund ta bëni në një tenxhere ose në mikrovalë.
Shtojani më pas mjaltin dhe përzieni mirë, e pastaj shtoni edhe përbërësit tjerë duke lënë të verdhën e vezës në fund.
Përzieni krejt këtë masë mirë derisa të krijoni një masë homogjene. Vendoseni kremin në një kavanoz dhe tundeni.
Si ta përdorni këtë krem?
Fillimisht, lejoni kremin që të qëndrojë për 5 minuta ashtu.
Lajeni dhe thani fytyrën tuaj mirë, dhe më pas vendoseni kremin në fytyrë.
Masazhojeni fytyrën tuaj për disa minuta në formë rrethore.
Lëreni të qëndrojë për 30 minuta, dhe më pas pastrojeni me një peshqir, ose pambuk.
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...