Nëse ju ndodh që gjatë dimrit t’ju thahet lëkura e duarve, t’ju ashpërsohet dhe t’ju plasaritet, atëherë jeni në artikullin e duhur. Në treg gjenden shumë kremra që premtojnë përkujdesje ndaj lëkurës së duarve, por disa prej tyre përmbajnë kimikate që i thajnë më shumë ato.
Në këtë rast, zgjidhja më e mirë do të ishte një krem natyral, organik dhe ushqyes, të cilin fare thjeshtë mund ta përgatisni vetë.
Përbërësit janë: 3 lugë vaj kokosi, 3 lugë dyll bletësh, 80 ml vaj jojoba, 80 gr gjalpë kakao dhe vaj esencial për aromë. Merrni vajin e kokosit, vajin e jojobës, gjalpin e kakaos dhe dyllin e bletëve në një tenxhere, gatuajini në zjarr të ulët ngadalë duke i përzier vazhdimisht. Kur përbërja të jetë përizer, shtoni disa pika vaj esencial, përziejini edhe pak dhe hidheni kremin në një kavanoz qelqi./Living/
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...