Korrektorin e ke përdorur gjithmonë gabim – ja cila është mënyra e duhur

21:48 | 7 Qershor 2017
Arbresh.info

Korrektori është një nga produktet më të mira kur është fjala për të mbuluar problemet që ke me zonën e syve, rrathët apo edhe shenja të tjera të moshës që nuk duhet të duken.

Ke një event të jashtëzakonshëm? Atëherë korrektorin! I ke sytë me qese në mëngjes? Korrektorin! Skuqje rreth hundës apo gojës? Korrektorin! Në thelb, ky produkt është një mrekulli apo jo?

Ndërsa mënyra për ta aplikuar mund të duket e pagabueshme, në fakt ka një gabim të madh që, me siguri, e ke bërë gjatë aplikimit të korrektorit. Sidomos kur aplikon zonat nën sy, qeset apo puçrrat e fytyrës.

Ajo që duhet të bësh kur aplikon korrektorin është një lloj “trokitjeje” me mollëzat e gishtit dhe jo përhapje me lëvizje horizontale. Kjo e fundit, me kalimin e kohës, do t’i bëje rrathët e syve më të dukshëm në vend që t’i mbulojë ata.

Kështu, në përpjekje për të mbuluar një të metë, aksidentalisht e thekson edhe më shumë atë duke përdorur korrektorin në mënyrën e gabuar.

it-cosmetics-bye-bye-under-eye

Aplikimi i korrektorit me një lloj trokitjeje do të rezultojë më efikas, do të shmangë çdo lloj problemi dhe, mbi të gjitha, do ta mbajë “të fshehtë” atë përgjatë gjithë ditës.

Kjo mënyrë gjithashtu do të të ndihmojë edhe në rast se përdor një furçë apo një sfungjer – pra me të njëjtën mënyrë aplikimi, ose edhe vetëm me gisht (sigurohu që edhe furça, edhe sfungjeri të jenë gjithmonë të pastër).

Korrektori është vërtet një mrekullibërës me fytyrën, por të dish mënyrën e duhur për ta përdorur është gjysma e punës.

Mënyra e duhur mund të të marrë disa sekonda shtesë, por do ta mbrojë lëkurën për një kohë të gjatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme