Google ADS

Koronavirusi dhe ndikimi tek drogërat: Pse do të bjerë shitja e kokainës

21:41 | 26 Mars 2020
Arbresh.info

Përhapja e koronavirusit do të ulë ndjeshëm kërkesën e njerëzve për kokainë dhe drogëra të tjera, kjo nëse vetë izolimi i gjatë i çon njerëzit drejt humbjes së punës.

Ata që zakonisht kërkonin kokainë apo drogëra të tjera vetëm gjatë fundjavës, tani nuk do ta bëjnë sepse paratë do t’i shpenzojnë në gjëra më bazike. Diçka e tillë u vu re edhe në krizën ekononime të 2008-ës.

Kjo që thamë më lart, nuk mendohet se do të vlejë për përdoruesit e heroinës, duke qenë se ata janë të varur prej kësaj dhe kjo varësi shkon përtej gjendjes së shkaktuar nga koronavirusi.

“Ata do të vijojnë me mënyrat e tyre për ta marrë heroinën. Asgjë nuk do të ndryshojë veç faktit që do të kenë shumë më pak njerëz nëpër rrugë të cilëve do t’i luten për ndonjë qindarkë.”- shkruhet në artikullin e publikuar nga The Irish Times.

Ndërkohë, Covid-19 pritet të mos ndikojë as tek njerëzit që konsumojnë hashash, pasi këta kanë krijuar lidhjet e tyre me shpërndarësit dhe rrallë furnizohen jashtë një lokali a pub-i.

Një pjesë e mirë e tyre që konsumojnë marijuanë e bëjnë këtë në shtëpi, para një televizori, kështu që gjendja e tanishme nuk e ndryshon.

Mbyllja e lokaleve apo club-ve nuk ka ndonjë ndikim të madh. Droga më e prekur nga karantinimi dhe pandemia do të jetë kokaina. Duke qenë se kryesisht shpërndarja e saj bëhet në club-e nate dhe tani s’ka më asnjë të tillë hapur, krijohet një ngërç. Ekspertët parashikojnë që çmimi i kokainës të bjerë nga 70,000 euro për kilogram në 60,000 ose 50,000 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme