Google ADS

Komplimentet nuk janë vetëm për gra: Burrat ‘vdesin’ të dëgjojnë këto 4 fraza

00:55 | 10 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Jo vetëm gratë i pëlqejnë komplimentet.

Edhe meshkujt duan të dëgjojnë të këndshme për veten e tyre. Ata pëlqejnë veçanërisht të lavdërohen nga një person i dashur, transmeton portal arbresh.info

Kjo i bën ata të ndihen të vlefshëm dhe të nevojshëm.

Komplimentet ua rrisin vetëbesimin dhe i bëjnë të ndihen të kënaqur me veten dhe marrëdhënien e tyre.

Por, ja cilat janë 4 frazat që ata ‘vdesin’ t’i dëgjojnë

Dukeni shumë bukur

Komplimentoni burrin tuaj, sepse ai ka nevojë për këtë. Lavdëroni disa nga kombinimet e tij të veshjeve, modelin e ri të flokëve, këpucët ose thjesht shkëlqimin në sytë e tij.

Ke të drejtë

Gratë shpesh janë të prirua që meritat t’i marrin për vete, edhe kur gabojnë. Ju duhet të shprehni mendimet tuaja, t’i thoni disa gjëra qartë, por gjithashtu duhet të pranoni gabimin tuaj. Kur partneri juaj ka të drejtë, pranojini atij dhe tregojini se keni gabuar. Të dy partnerët e marrëdhënies duhet të dinë se si të marrin përgjegjësinë për veprimet e tyre, apo jo? Mos ngurroni t’i tregoni atij kur ka të drejtë, por edhe kur nuk ka, kjo do të thotë diçka për të.

Më duhet ndihma jote

Burrat duan të ndihen burra dhe të dobishëm. Atyre u pëlqen kur gratë i kërkojnë ndihmë. Kjo është një shansë e mirë për të stabiliziuar marrëdhënien tuaj pas ndonjë konflikti.

E dua këtë…(pjesë të trupit)

Të mos gënjejmë, të gjithë e dimë se çfarë do të donin të lavdëronit më shumë meshkujt, por mund edhe të improvizoni. Ndonjëherë siguria është e dëshirueshme në situata të caktuara. Çfarëdo komplimenti që t’u bëni, ata do të kënaqen kur t’u thoni diçka të tillë dhe kjo do t’i bëjë ata që të bien kokë e këmbë në dashuri me ju./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme