Vera Jourova, komisionere europiane për barazinë gjinore, para një auditori në Bruksel ka theksuar se ka qenë viktimë e dhunës seksuale, ndërsa ka kërkuar nga gratë që të bashkohen me lëvizjen #MeToo dhe të raportojnë sjelljet e papërshtatshme dhe të paligjshme.
E pyetur nga Politico ndaj shkallës së shkeljeve brenda institucioneve europiane, Jourova tha se ishte e shqetësuar se skandali Weinstin dhe incidentet tjera që po raportohen janë “vetëm maja e ajsbergut”, transmeton portali arbresh.info
Ajo tha se shumica e grave nuk e pranojnë dhe nuk raportojnë që bien viktima të sjelljeve të pahijshme, për shkak të ndjesisë së fajita.
Jourova ka theksuar se ligjet kundër ngacimeve seksuale dhe dhunës duhet të zbatohen më fuqishëm, pasi sipas ekziston frika se kjo sjellje po kthehet në rutinë.
Në fushatën e hapur nëpër mediat sociale me hashtagun #MeToo, miliona gra e mbarë bota kanë filluar të ndajnë përvojat e hidhura të jetës së tyre./arbresh.info/
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban