Ngjyrë kumbulle, mjedër, vishnje, orkide, deri tek lejlaja intense, janë elegante të errët dhe të sofistikuara.
Bëhet fjalë për nuancat më të errëta të buzëkuqëve që kthehen gjithmonë gjatë sezonit të ftohtë.
Këto ngjyra u shkojnë të gjitha femrave, dhe e veçanta e kësaj nuance është pikërisht kjo, që i shkon të gjithave vetëm se mjafton të kombinohen si duhet me tonin e lëkurës.
Duhet theksuar gjithashtu se ngjyrat e mjedrës dhe vishnjës janë më universalet e kësaj game ngjyrash pasi nxjerrin në pah nuancat natyrale të secilës.
Vetëm një këshillë: Nëse keni linja të theksuara duhet të shmangin teksturat e shndritshme dhe të zgjidhni ato mat.Tjetër këshillë është që duhet të zgjidhni nuancën sipas ngjyrës tuaj të lëkurës.
Këto nuanca buzëkuqësh duhet të përdoren kur buzët janë fokusi i make up, pra sytë më natyral dhe qerpik shumë të fortë.
Nuk duhet të nënvlerësoni fundin e vetë buzëkuqit: ai i shndritshmi krijon një efekt më shkëlqyes, ndërsa një kremoz është mjaft i preferuar për buzë sensuale, kurse mat është i përshtatshëm për një pamje më tërheqëse.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...