Viti 2020 na ka treguar qartë se një nga gjërat më të rëndësishme në jetën tonë është shëndeti.
Nëse nuk ka shëndet, gjithçka tjetër është e parëndësishme. Siç u than ë lashtësi, një person i shëndetshëm ka qindra dëshira, dhe një person i sëmurë vetëm një, transmeton portal arbresh.info
Gjithmonë në kohërat e vështira ne kujtohemi për gjërat që duhet t’u japim rëndësi.
Familja – duhet të jetë gjithmonë në krye të listës dhe përparësive. Për shkak të dinamikës në jetë, ne harrojmë se sa e rëndësishme është familja. Ata janë njerëzit me të cilët ndajmë jetën tonë të përditshme, qeshim, ndonjëherë grindemi dhe në kohë të mira shpesh e marrim familjen si të mirëqenë. Por ajo nuk është e paçmueshme dhe e pazëvendësueshme, prandaj mos harroni t’i kushtoni më shumë kohë dhe vëmendje.
Miqësia – pas familjes, është shumë normale që të ndjehemi mirë rreth miqësisë së mirë. Miqësitë e ndershme janë ndonjëherë më të vështira se sa një marrëdhënie e sinqertë me një partner, prandaj mbajini ato. Një mik i mirë është gjithmonë ai që do të përqafojë, një fjalë të bukur dhe do të jetë zëri i arsyes, trasnemton portal arbresh.info
Dashuria – përfshin familjen, partnerët, miqtë dhe të gjithë që i doni. Ajo vjen në forma të ndryshme dhe sikurse e kemi parë, na bashkon të gjithëve në momentet më të vështira. Kjo është ajo që nuk duhet ta humbasim kurrë. Pasioni, domethënë, ajo që ju lëviz, nuk zhduket as në situatat më të këqija. Duke qenë dëshmitarë të shumë ngjarjeve që kanë ndodhur në vitin që lamë pas, dashuria ngadhnjen mbi të gjitha, dhe na ka mbajtur të fortë.
Në vitin 2020, patjetër që janë parë me përkushtim dhe dashuri të madhe edhe personeli mjekësor dhe zjarrëfikësit. Ata vazhdonin punën, përderisa u mundonin që të krijonin një vend më të mirë për fëmijët që të luanin të lirë në kopësht.
Në Vitin e Ri, dëshira që duhet të mbizotërojë tek të gjithë, është dashuria dhe paqja mes njëri tjetrit./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...