Sipas një studimi të fundit është gjetur se koha se sa fleni ndikon shumë në shtimin e peshës.
Ata që flejnë gjashtë orë në natë, kanë gjasa të shëndoshen për tre centimetra në krahasim me ata që flejnë nëntë orë gjatë natës, transmeton portali arbresh.info
Sipas Universitetit Leeds njerëzit që flejnë gjashtë orë gjatë natës ka gjasa të shtojnë peshë gradualisht.
Studimi u krye me 1,600 të rritur, të cilëve u është kërkuar që të raportojnë se sa kohë flinin dhe se si ushqeheshin.
Ata që flenë më pak kanë gjithashtu nivele të ulëta të kolesterolit.
Dr. Laura Hardie, autorja e studimit tha se personat që flejnë pak kanë gjasa të kalojnë në obezitet, në krahasim me personat që bëjnë gjumë të mjaftueshëm.
Sipas saj koha e duhur për gjumë te të rriturit është shtatë deri në nëntë orë./Arbresh.info
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë