Google ADS

Kjo shenjë e ka vështirë ta pranojë fajin

19:16 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Secila nga shenjat e horoskopit e ka të vështirë të pranojë fajin, por mesa duket kryeson një shenjë e cila e ka më të vështirë ta pranojë fajin.

Sipas intv.al bëhet fjalë për shenjën e dashit. Si shenjë e zjarrit, dashi njihet për krenarinë e tepërt që ka si shenjë.

Sipas ekspertëve që merren me horoskopin, kanë shpirt lideri, mbajnë inatin më gjatë dhe veprojnë duke ndjekur instinktin.

Ndryshe nga shenjat e tjera janë shumë të vendosur dhe nuk priren të kenë dyshime. Njerëzit e shenjës së dashit, preken shpejt dhe përgjigjet i kanë pak të rënda ndaj bashkëbiseduesit, deri në ofendim.

Një problem tjetër i kësaj shenje është se nuk durojnë dot dikë tjetër t’i tregojë si duhet të veprojë në punë. Gjithashtu i bëni të tjerët të pranojnë ato që thoni dhe në shumicën e kohës nuk e pranoni fajin. Si pasojë bëhen edhe të padurueshëm. Lini përshtypjen sikur nuk gaboni asnjëherë.

I dashur dash, të tjerët ju pranojnë për atë çfarë jeni, edhe pse dëshironi të dukeni “ të pagabueshëm”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme