Është fakt që nuk është e lehtë që gjithmonë të zbulojnë cilin ton të lëkurës e keni, prandaj ky truk do të jetë shumë i dobishëm.
Kur zgjidhni pudrën apo korrektorin, është shumë me rëndësi që të dini cilin ton të lëkurës e keni që të mund të zgjidhni bazën e cila më së shumti ju përshtatet, transmeton Telegrafi.
Toneve të ngrohta dhe të errëta të lëkurës u përshtaten nuancat e kundërta.
– Vërtet është me rëndësi të dini tonin e lëkurës suaj, – thotë Jane Iredale, themeluese e brendit me të njëjtin emër.
Ekziston “truku verë” i cili mund t’ju ndihmojë që të zbuloni çfarë toni të lëkurës keni, ndërkaq bëhet ashtu që të shikoni se çfarë ngjyre kanë venat në brendësinë e nyjës së dorës.
Në qoftë se vena është e gjelbër, do të thotë që keni ton të ngrohtë dhe nëse është e kaltër keni ton të ftohtë.
Ekzistojnë edhe mënyra të tjera me të cilat mund të përcaktoni tonin e lëkurës dhe kjo është posaçërisht për personat e bukur të cilët nuk kanë vena të theksuara qartë.
Disa ekspertë thonë që nëse ju rri mirë stolia e arit, keni ton të ngrohtë, por nëse ju rri mirë stolia e argjendit, atëherë keni ton të ftohtë.
Jane Iredale thotë që mënyra më e mirë që vërtet të përcaktoni tonin e lëkurës suaj është që të vishni fanellë ngjyrë rozë, pastaj fanellë e cila ka ngjyrë pjeshke.
– Mënyra e shkëlqyeshme që të përcaktoni tonin e lëkurës suaj quhet “draping”, ku krahasoheni me ngjyrat e caktuara në mënyrë që të shihni cila ju përshtatet më mirë.
Vishni fanellë ngjyrë rozë dhe shikohuni në pasqyrë, pastaj po kështu bëni edhe me fanellën ngjyrë pjeshke dhe do të shihni ndryshimin e madh te vetja – thotë Iredale.
Nëse ngjyra rozë ju rri më mirë, atëherë keni ton të ftohtë. Mirëpo nëse ngjyra pjeshkë ju rri më mirë atëherë keni ton të ngrohtë.
Sipas këtij tipi të përcaktimit të tonit të lëkurës, lehtë mund të dini se çfarë grimi ju përshtatet më së miri.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja