Hormonet kanë një kontroll të madh mbi funksionimin tonë të përditshëm. Ata përcaktojnë se si ndihemi, si mendojmë dhe madje, deri në një farë mase, si dukemi.
Pra, kur vjen puna për të humbur ose për të fituar peshë, nuk është për t’u habitur të dëgjosh që hormonet mund të kenë lidhje me të.
Nëse keni probleme për humbjen e peshës, hormoni i rritjes mund të jetë fajtori.
Në një studim të fundit nga Universiteti i Sao Paulo, studiuesit zbuluan se hormoni i rritjes (somatotropina) mund të veprojë në një mënyrë për të parandaluar humbjen e peshës.
“Hormoni i rritjes është i njohur për dekada. Por zbulimi ynë tregon se ndikimi i tij është shumë më i madh,” i tha MbgHealth José Donato Junior, një profesor në Institutin e Shkencave Biomjekësore në Universitetin e Sao Paulo.
Ky hulumtim zbuloi se truri ynë është gjithashtu plot me receptorë të hormonit të rritjes, të cilat luajnë një rol të madh në proceset tona metabolike.
“Ne zbuluam se hormoni i rritjes në tru nuk është i përfshirë vetëm në metabolizmin e rritjes, por kryesisht ndikon në përgjigjet metabolike kur bëhet fjalë për kursimin e energjisë kur jemi të uritur ose në dietë,” tha Donato.
“Ky zbulim ka implikime të rëndësishme në kuptimin e arsyes pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë,” shtoi ai./gazetaere/
Rizvanolli nesër takon përfaqësues të KOSST dhe KEDS-it
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...