Vitamina C është një nga vitaminat më të mira për lëkurë.
Shpesh rekomandohet edhe nga dermatologët, pasi stabilizon të gjitha llojet e lëkurës dhe nuk ka të njejtin efekt potencialisht irrituese të lëkurës si përbërësit e tjerë, transmeton portali arbresh.info
Vitamina C (e njohur edhe si acid askorbik) është një vitaminë e tretshme në ujë që ka përfitime antioksiduese për lëkurën kur aplikohet direkt në lëkurë.
Sipas dermatologëve, vitamina C duhet të jetë e mjaftueshëm në dieten e secilit, pasi jep rezultate shumë të mira.
Vitamina C është konsideruar prej kohësh një element kryesor për lëkurën. Kjo vitaminë mbron lëkurën nga dëmtimi UV, largon njollat e errëta dhe ruan elasticitetin e lëkurës. ër shkak se është një antioksidant kaq i fuqishëm, vitamina C është në gjendje të ndihmojë në minimizimin e dëmtimit të diellit dhe pengon melanogenezën, e cila është procesi i formimit të pigmentit në lëkurë.
Përbërësit që përmbajnë sasi të konsiderueshme të kësaj vitamine, duhet të përdoren gjatë ditës, në mënyrë që të luajnë një rol pozitiv në lëkurë. Sipas ekspertëve, është e rëndësishmë që kjo vitaminë të tretet në ujë dhe të përdoret në mëngjes, pasi ta keni pastruar mirë fytyrën./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...