Kjo është torta më e shtrenjtë në botë

21:13 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Njerëzit që ishin me fat të vizitojnë ekspozitën e dasmave në Dubai kishin shansin të shijojnë edhe “nusen”, tortën më të shtrenjtë në botë e që kushton hiç më pak se 1 milionë dollarë.

Debbie Wingham, krijuesja e kësaj torte njihet edhe si dizenjatorja më e shtrenjtë në botë për shkak se ajo krijon vepra në vlerë prej 50 milionë dollarëve,

Më poshtë shihni me detaje se si është përgatitur kjo torte, si një vepër mbresëlënëse e artit, transmeton Klan Kosova.

Lartësia e kësaj torte është 182 cm dhe peshon 120 kg.

1000 vezë dhe 20 kg çokollatë u përdorën për këtë torte.

E gjithë torta është e ngrënshme, e mbuluar me 50 kg ëmbëlsira sikur dantellë.

Në pjesë të ndryshme të fustanit ka lule të vogla dhe perla, të cilat janë të gjitha të punuar me dorë.

Në total u përdorën 5.000 lule dhe u deshën 10 ditë për të zbukuruar tortën.

Ka edhe dekorime të vërteta në mesin e atyre që mund të hahen – perla dhe diamante tre karatësh që kushtojnë 200 milionë dollarë secila.

Ato u përdorën për të dekoruar kokën e nuses.

Por Debbie nuk krijon vetëm torte.

Ajo gjithashtu krijon këpucë unike që duken të shijshme. Këto këpucë kushtojnë 15 milionë dollarë.

Ajo ka thyer rekord kur ka dizajnuar fustanin më të shtrenjtë me diamantë që ka kushtuar 50 milionë dollarë.

Dhe ata që duan modën orientale do ta pëlqejnë këtë fustan me diamantë të kuq.

Dhe këtë fustan me ngjyrë të kaltër sikur mbretëreshë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme