Depresioni dhe melankolia janë të shpeshta gjatë stinës së dimrit. Nëse vëreni se jeni të lodhur dhe nën depresion, më shumë sesa gjatë verës, ekziston mundësia që të vuani prej çrregullimit sezonal.
Rreth 10-20% e popullsisë botërore vuajnë nga ky çrregullim. Shkaktari është mungesa e dritës dhe rrezeve të diellit, që shkakton ndryshime hormonale.
Ekzistojnë shumë shenja të çrregullimit afektiv sezonal: ndryshimet në oreks, dëshira për ëmbëlsira, shtimi në peshë, ndryshimet në shprehitë e gjumit, shmangja e situatave shoqërore, zvogëlimi i aftësisë së përqendrimit, pakësimi i nivelit të energjisë.
Këshilla:
Dilni jashtë!
Provoni që sa më shumë kohë të kaloni jashtë – ajri i freskët dhe pak dritë aty nga mesi i ditës, te ju do ta zgjojnë nivelin e energjisë.
Sa më shumë dritë në shtëpinë tuaj.
Përdorini llambat, në mënyrë që drita të jetë sa më intensive. Po ashtu, do të ishte mirë t’i përdorni qirinjtë me aroma agrumesh. Ata do ta freskojnë dhe ndriçojnë shtëpinë tuaj dhe nxitin disponimin.
Mos mbani syze dielli!
Mbajtja e syzeve të diellit gjatë dimrit, vetëm sa e nxit sekretimin e hormoneve të stresit. Është e zakonshme që kur ka diell t’i mbajmë syzet e diellit, por rrezet e diellit janë ilaçi më i mirë kundër disponimit të keq.
Ndryshojeni mënyrën e të ushqyerit!
Rreziku nga çrregullimi afektiv shtohet nëse ju mungon ndonjë substancë e rëndësishme në organizëm. Me rëndësi është që ushqimi të jetë i ekuilibruar dhe i llojllojshëm, shkruan bota.al. Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni trupit të mbrohet nga ftohjet dhe gripi, e po ashtu do ta pakësoni rrezikun që të prekeni nga ky çrregullim afektiv. Nevojitet që ushqimi juaj të jetë i pasur me shumë fruta dhe perime, e po ashtu konsumoni edhe shumë çaj e lëngje të freskëta.
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...