Nuk ekziston asnjë femër në botë që vetes nuk ja ka gjetur të paktën një gabim, megjithatë ekzistojnë disa periudha të caktuara kur secila nga ne ndihet më së bukuri…
Një kërkim i ri i bërë në Britani të Madhe ka treguar që femrat ndihen më të bukura në moshën 29 vjeçare. Si arsye për këtë 57 % kanë theksuar që në këtë moshë kanë më shumë vetëbesim, ndërsa 31 % e kanë lidhur këtë më ndjenjën e dashurisë dhe 31 % kanë shkruar fakte që gjenden në lidhje të qëndrueshme.
Kur këto fakte mblidhen dhe shtohet edhe ndonjë vjen deri tek logjika e thjeshtë. Në prag të tridhjetave gati secila femër është e realizuar në anën profesionale, posedon rreth të filtruar të shoqërisë të cilët kanë ndikim pozitiv dhe i pranojnë mangësitë e saj, e ka kuptuar çfarë dëshiron në planin emotiv, ndërsa e gjitha kjo sjell deri tek vetëbesimi më i madh dhe vetëdija.
Por jini të vetëdijshme që vjetët nuk kanë rëndësi për ndjenjën e sigurisë dhe vetëbesimit. Secila prej nesh gjatë gjithë jetës duhet çdo ditë t’ia kujtojë vetes se sa e vlefshme është, e bashkë me këtë edhe ajo do të ndihet më e bukur. Bashkë me këtë studimi ka treguar që 64 % të femrave mendojnë që më pak të bukura ndihen kur janë të lodhura, ndërsa 48 % kur janë në stres.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...