Kjo është mosha e duhur për ta lindur fëmijën e parë

23:51 | 14 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Të merrni vendimin se kur duhet ta lindni fëmijën e parë, nuk është asnjëherë një gjë e lehtë. Shtatzënia, pavarësisht moshës, i ka avantazhet dhe disavantazhet e veta.

Duhet të ndërmerret në konsideratë fakti se përgjatë moshës edhe gjinjtë ndryshojnë bashkë me pjesën tjetër të trupit.

Gjatë moshës 20-30 vjeçare, gjokset janë më të forta si dhe kanë elasticitet më të mirë. Prandaj, nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë gjatë kësaj periudhe, koha bashkë me biologjinë do të jenë në anën tuaj.

Por, posa të hyni në moshën 30-40 vjeçare, hormonet si estrogjeni ndihmojnë t’i mbani gjokset e forta. Kjo dekadë, që është bërë e njohur më shumë për shtatzëni dhe dhënie të gjirit, i jep nënës mbrojtje afatgjatë kundër kancerit të gjirit.

Ndërsa, posa të hyni në moshën 40 vjeç e sipër, indet e gjokseve fillojnë të shënojnë rënie dhe përqindja e yndyrës në gjokse rritet, e gjithashtu do të ketë rreziqet tjera që ndërlidhen me shtatzëninë.

Disa studime tregojnë që aq më e vjetër që është një femër shtatzënë, aq më i lartë do të jetë rreziku për të fituar kancerin e gjirit. Thuhet se gratë më të vjetra se 30 vjet që lindin fëmijën e parë, kanë një rrezik më të lartë për kancer të gjirit sesa gratë që nuk kanë pasur asnjëherë fëmijë./eonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme