Sigurish se edhe ju mbani një unazë prej kohësh në dorë, por ndodh që tani të ketë humbur ngjyrën.
Ka ardhur koha për ta pastruar dhe Living ju fton ta bëni këtë duke ndjekur dy këshillat e mëposhtme.
Ndryshe nga bizhuteritë e argjendit vëthët, unazat apo orat prej floriri nuk formojnë një shtresë opake në sipërfaqen e tyre të jashtme, por me kalimin e kohës mbledhin pluhur, papastërti të ndryshme dhe humbin shkëlqimin karakteristik.
Ne ju sjellim një mënyrë më efektive për pastrimin e tyre:
Pastrojini me pastë dhëmbësh:
Pasta e dhëmbëve ose kolinozi është një ndër produktet më të këshilluar për pastrimin e bizhuterive prej floriri. Ai është një abraziv delikat dhe nuk rrezikon që të krijojë shenja gërvishtjeje në sipërfaqen e tyre.
Zgjidhni një furçe me qime të butë dhe fërkoni me lëvizje të thjeshta për 5 minuta bizhuteritë prej floriri.
Më pas shpëlajini me ujë të bollshëm dhe fshijini me një napë pambuku ose pastrojini edhe një herë me sfungjer të njomur me uthull molle dhe lëreni të thahet natyralisht.
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon