Megjithëse ndarja mund të jetë më e keqja, ndonjëherë duke qenë ju ata që e kërkoni këtë gjë është po aq e keqe. Marrja e vendimit për t’i dhënë fund një marrëdhënieje me dikë që respektoni dhe keni përzemër, mund të jetë e rëndë emocionalisht prandaj duhet të gjeni mënyrën më të mirë për ta bërë atë duke minimizuar dëmin që mund të shkaktoni.
Hulumtimet e reja nga Universiteti Brigam Jang në Utah, menduan të gjenin mënyrën shkencërisht më të mirë, për të lënë dikë. Profesori i gjuhës, Alan Manning dhe Nicole Amare nga Universiteti i Alabamës së Jugut, zbuluan se kur njerëzit marrin lajme të këqija, ata duan të dinë direkt thelbin dhe jo t’ia sorollasin bisedën.
Sipas Science Daily, Pr. Manning thotë se një “unë dua të ndahem” e menjëherëshme, nuk është e këshillueshme. Prandaj, mjafton një fjali fillestare si “duhet të flasim”, që personi tjetër ta perceptojë saktë dhe të marrë kohën e tij për të kuptuar se do marrë lajme të këqija.
Kështu pra, mënyra më e mirë për tu ndarë me dikë, është të bisedoni nga afër.
“Prandaj, kur jeni në fundin e lidhjes, është psikologjikisht më e logjikshme t’ia thoni hapur atë që ndjeni. Ky studim, bazohet mbi të gjitha, tek mënyra që gjeni për ta thënë këtë gjë dhe sipas tij, kosiderojeni që po jepni një lajm të keq, mjafton të gjeni mënyrën më pak të dhimbshme.” Të anketuarit, u përgjigjën se kjo ishte mënyra më e mirë për tu ndarë nga dikush.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...