Ja një teori e re e “Bing Bang-ut”: shumica e femrave dëshirojnë stimulim klitoral gjatë aktit, sipas një zbulimi të ri.
Rreth 75 për qind e grave kanë raportuar se ose u nevojitet stimulim direkt gjatë aktit për ta arritur orgazmën ose e preferojnë stimulimin klitoral sepse i bën orgazmat e tyre të jenë më të mira.
Ndërsa vetëm 18 për qind e grave kanë raportuar se u mjafton seksi vagjinal për ta arritur orgazmën, përderisa 9 për qind kanë thënë se nuk përjetojnë fare orgazëm gjatë seksit.
Hulumtuesit kanë anketuar më shumë se 1000 gra, të moshave 18 deri 94 vjet, për këtë studim rreth rëndësisë së prekjes gjenitale – i cili ka zbuluar se nuk ekziston një mënyrë e caktuar për ta kënaqur një grua.
Kur janë pyetur se cilat janë metodat e tyre të preferuara të stimulimit seksual, përafërsisht 64 për qind e grave kanë thënë se preferojnë lëvizje poshtë-lartë dhe 50 për qind prej tyre kanë preferuar lëvizje rrethore, e disa tjera kanë raportuar se parapëlqejnë metoda të shumëfishta.
Kjo këshillë – pra stimulimi klitoral gjatë aktit – është shumë e nevojshme, e veçanërisht kur merrni parasysh faktin se së fundmi është raportuar se 95 për qind e meshkujve heteroseksualë përjetojnë orgazëm gjatë seksit, krahasuar me vetëm 65 për qind të grave.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...