“Blinding Lights” e The Weeknd është bërë kënga e parë që ka tejkaluar 4 miliardë transmetime në Spotify, konfirmoi një zëdhënës i kompanisë për Variety.
Kënga kaloi “Shape of You” të Ed Sheeran si kënga më e transmetuar e të gjitha kohërave në shërbimin e transmetimit të muzikës. Është gjithashtu një nga dy këngët e Weeknd në top 10: “Starboy” i 2016-ës është në vendin e 6-të, me afro 2.5 miliardë transmetime.
Në një deklaratë, kantautori kanadez The Weeknd (emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye) tha: “Unë kurrë nuk do të ndalem së ndjeri i përulur për çdo gjë që krijoj që arrin miliona, e lëre më miliarda!“. Sakaq, këngëtari theksoi se është mirënjohës që kjo këngë i bën njerëzit të kenë dëshirë ta dëgjojnë sërish.
The Weeknd është gjithashtu artisti nr. 1 në Spotify me 113.5 milionë dëgjues mujor, duke kaluar artisten femër më të transmetuar të Spotify në vitin 2023, Taylor Swift, e cila ka 107.7 milionë dëgjues mujor./abcnews.al
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...