Google ADS

Kjo është çanta që po çmenden të gjithë

12:31 | 15 Qershor 2019
Arbresh.info

Ka raste kur një produkt thotë shumë për vendin ku ka lindur, historinë që është treguar dhe vlerat e ndërtuara, po kështu drejtuesja artistike e Dior, Maria Grazia Chiuri ka shpjeguar nëpërmjet një koleksioni të fortë lidhjen e markës, me vendlindjen e saj shumë vite më parë.

Mini koleksioni përmban “gardërobën ideale” të produkteve ikonë të markës Dior. E para “the new look”, simboli i elegancës, kombinimi i xhakëtës, bluzës së bardhë dhe fundit treçerekësh… Çdo gjë është e rikonceptuar nga mendja kreative e Maria Grazias e cila ka gjetur “çelësin” për modën bashkëkohore.

Pjesë e këtij koleksioni është gjithashtu edhe çanta për të cilën po çmenden të gjithë, Dior 30 Montagne, e frymëzuar nga historia e markës pa harruar rrënjët e saj. Falë printit klasik e materialeve të ndryshme me të cilat është prezantuar, kjo çantë duket të jetë perfekte për çdo rast.

Njësoj si dashuria e parë e Christian Dior, hoteli parizien në Avenue Montaigne, ashtu edhe çanta me po të njëjtin emër është kthyer në një “fiksim” për të gjitha ndjekëset e modës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme