Google ADS

Kjo është arsyeja pse ju bien flokët pas një periudhe stresuese

17:11 | 26 Mars 2020
Arbresh.info

Pas një periudhe stresuese shumë njerëz fillojnë të ndiejnë ndryshime në trup, fytyrë apo flok. Zakonisht stresi shoqërohet me rënien e flokëve, që në shumë raste kthehet në një tjetër problem shqetësues.

Edhe pse mund ta kemi vënë re që pas një situate të vështirë na kanë rënë flokëta, asnjëherë nuk e kemi kuptuar pse ndodh kjo gjë. Sipas ekspertëve sa herë që trupi unë kalon një stres të rëndë, gjaku dhe ushqimi kalojnë tek organet vitale si zemra, mushkëritë, truri etj, duke i lënë flokët të thatë.

Për këtë shkak flokët fillojnë të bien dhe nëse kjo gjë nuk trajtohet mund të shkaktojë rrallim të flokëve apo dëme të pariparueshme. Prandaj çdo lloj stresi sado i vogël ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek flokët tuaj.

Duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi dietës ushqimore, lodhjes në punë, gjumit dhe pirjes së duhanit, pasi këto janë disa nga shkaktarët kryesorë që sjellin stres dhe më pas të tilla probleme me flokët tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme