Google ADS

Kjo është arsyeja përse ju dhemb koka kur kapni flokët bisht kali

23:18 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Flokët bisht apo topuz janë një model shumë komod dhe praktik, sidomos kur flokët tuaja nuk janë në gjendjen perfekte dhe nuk keni kohë t’i krihni siç duhet.

Ky model është i përdorur në të gjitha stinët, por gjen përdorim më të madh sidomos në verë kur djersini tepër dhe nuk keni nge të merreni me flokët.

Bishti dhe topuzi, sidomos të kapura në majë të kokës, janë modele shumë të përshtatshme edhe në daljet tuaja në darkë pasi ju tregojnë elegante dhe plotësojnë look-un tuaj. Por shumë femra përballen me një dhimbje të fortë koke sa herë që provojnë modelet e mësipërme.

Sipas mjekes neurologe Denise E. Chou, nga University of Columbia, ky fenomen njihet me emrin “cutaneous allodynia“ dhe me të mund të përballen të gjitha femrat pavarësisht se mund të mos vuajnë nga migrena.

Kapjet e mësipërme tërheqin fijet nervore të skalpit të kokës duke riaktivizuar kështu sensorët e nervave në atë zonë. Si rrjedhojë rritet ndjeshmëria dhe dhimbja e kokës./Living

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme