Google ADS

Kjo është arma më e fortë e femrës

23:23 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Kohë të gjatë është konsideruar se meshkujt janë qenie vizuale, por studimi më i fundit i publikuar në revistën “Physiology & Behavior”, ka treguar se ndikimi i zërit të femrës në gjininë e fortë është aq i fortë, saqë shkakton rrëqethjen e lëkurës dhe përshpejtim të punës së zemrës.

Ekspertët amerikanë po ashtu kanë konstatuar se sa tërheqës zëri i femër mund të jetë varet edhe nga faza e ciklit mujor që femra gjendet.

Ku qëndron fshehtësia? Ndryshimet hormonale gjatë kohës së evoluimit bëjnë ndikim në fytin e femrës, zëri i të cilave bëhet më i butë dhe më i thellë, duke nxitur reaksion pozitiv të meshkujve dhe femrave.

Pas vetëm pesë sekonda dëgjim të zërit të femrës në ditët më pjellore të ciklit menstrual, aktiviteti elektrik në lëkurën e mashkullit ishte rritur për plot 20 për qind, e ritmi i të rrahurave të zemrës është përshpejtuar për 5 për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme