Google ADS

Kjo është ajo që kërkojnë meshkujt kur zgjedhin një grua

00:57 | 20 Janar 2021
Trina Galanxhi

Për dekada, ne kemi qenë duke dëgjuar fjali se si burrat tërhiqen nga bukuria dhe rinia dhe se asgjë nuk do të mund ta ndryshojë këtë.

Megjithatë, një studim i kryer nga Universiteti i Northëestern, ka gjetur se cili është tipari i një gruaje që tërheq burrat, transmeton portali arbresh.info

Studimi ka theksuar se para një fytyre të bukur, burrat zgjedhin inteligjencën e gruas.

Shkencëtarët kanë zbuluar se burrat në vendet që favorizojnë barazinë gjinore e gjejnë inteligjencën te gratë shumë tërheqëse, për dallim nga vendet ku ka ende pabarazi të madhe. Siç është shpjeguar, ky rezultat ka kuptim, sepse ne jetojmë në një kohë kur të dy partnerët shumë shpesh duhet të punojnë.

Kjo do të thotë, se të dy partnerët duhet të punojnë për të mirën e familjes, dhe nga një këndvështrim evolucionar, një person do të gjejë një partner inteligjent tërheqës sepse ai sheh tek një person stabiliteti financiar.

Alice Eagle, një nga drejtuesit e ekipit kërkimor, tha se “burrat po kërkojnë partnerë që do t’i ndihmojnë ata të minimizojnë kostot dhe të rrisin përfitimet për jetën e tyre të ardhshme”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme