Nëse e gjeni veten në një periudhë pausë të seksit, duhet patjetër të pyesni veten se si mund të ndikojë kjo në shëndetin tuaj.
Seksi i rregullt përmirëson sistemin imunitar dhe përgatit trupin për të luftuar sëmundjet duke çliruar endorfinë. Kjo do të thotë se seksi më pak i shpeshtë ose mungesa e plotë mund të çojë në sëmundje më të zakonshme, si ftohja ose gripi, trasmeton portal arbresh.info
Një studim ka gjetur nga mostrat e pështymës se njerëzit që bëjnë rregullisht seks kanë përqendrim më të lartë të disa antitrupave, të cilët luftojnë ftohjen.
Shëndeti vaginal
Kur bëni seks pas një pauze të gjatë, mund të jetë e pakëndshme. Trupit të një gruaje i duhet më shumë kohë për t’u eksituar që seksi të jetë i lehtë dhe komod. Seksi i rregullt ose masturbimi mund t’i mbajë indet në vaginë më të shëndetshme duke përmirësuar rrjedhjen e gjakut.
Dhimbjet menstruale
Disa njerëz mendojnë se seksi është një ilaç i shkëlqyeshëm për dhimbjet menstruale. Rritja e endorfinës e shkaktuar nga seksi, si dhe kontraktimet e mitrës që ndodhin gjatë orgazmës, mund të ndihmojnë në lehtësimin e ngërçeve. Nuk është e nevojshme të bëni seks për të përfituar nga këto përfitime – masturbimi mund të ketë të njëjtin efekt.
Shëndeti kardiovaskular
Nëse nuk bëni seks shpesh, ekziston rreziku i zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Përveçse një burim ushtrimesh, marrëdhëniet seksuale ndihmojnë në ruajtjen e një ekuilibri të niveleve të estrogjenit dhe progesteronit, gjë që mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës./arbresh.info/
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...