Heqja e kalorive nuk është aspak e lehtë, por çka nëse përmirësohet gjumi juaj, disponimi i përgjithshëm dhe jeta juaj seksuale?
Një studim i publikuar në JAMA Internal Medicine ka gjetur se njerëzit që konsumojnë pak, kanë jetë më të mirë dhe më të kënaqshme, shkruan Independent, transmeton portali arbresh.info
Studimi u krye nga Qendra Kërkimore Biomedical Pennington në Luiziana, ku shkencëtarët studiuan 218 njerëz që konsideroheshin të jenë me peshë të shëndetshme.
Shkencëtarët u kërkuan pjesëmarrësve që të mbanin dietën e tyre të zakonshme ose të ulnin 25 përqind të kalorive të tyre të përgjithshme për plot dy vite.
Pas përmbajtjes së dietës, pjesëmarrësit kanë raportuar se mirëqenia e tyre e përgjithshme mendore ishte përmisuar në mënyrë dramatike.
Për me tëpër, ata kanë theksuar se edhe gjumi dhe jeta e tyre seksuale ishte përmisuar dukshëm.
Corby Martin, një nga autorët kryesorë të studimit, ka theksuar se njerëzit që fillojnë të humbasin peshë, përjetojnë nivel të ulët të urisë, lëvizin më lehtë, nuk përjetojnë dhimbje në nyje dhe ndjehen më mirë./arbresh.info/
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...