Sipas besimit të vjetër, lulja e njohur si “dredhka e djallit” sjell lumturi në shtëpinë në të cilën ndodhet dhe krijon energji pozitive.
Nëse dëshironi që të pasuroni shtëpinë tuaj me bimë dhe të keni ajër të pastër në shtëpi, atëherë kjo lule nuk zhgenjen, transmeton portali arbresh.info
Në listën e bimëve që mirëmbahen lehtë dhe që nuk kërkojnë kujdes të tepruar, rrëshqanori i artë ose dredhkë djalli, siç quhet ndryshe, është në krye të listës.
Me këtë lule në shtëpi, nuk keni nevojë që të shqetësoheni për ndriçim të ulët ose mungesë të lagështisë.
Përveç kësaj, duket shumë bukur, kështu që do të jetë një zbukurim i shkëlqyeshëm i çdo hapësire.
Kjo lule ka gjethe tërheqëse në formë zemre dhe mund të rritet deri në disa metra. Ajo o të plotësojë çdo cep në mënyrën e duhur, dhe përveç funksionit të tij dekorativ, ajo gjithashtu ka funksionin e pastrimit të ajrit, dhe disa hulumtime thonë se gjithashtu mund të filtrojë nga efektet e dëmshme të cigareve.
Megjithatë, është e rendësishme të dini se gjethet e saj janë helmuese, prandaj duhet mbajtur larg nga fëmijët dhe kafshët shtëpiake. Mund të shkaktojë acarim të gojës dhe gjuhës, probleme me gëlltitje dhe të vjella./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...