Kim Kardashian West është një ndër njerëzit më të ndjekur në rrjetet sociale dhe një fotografi e saj postuar në hapësirat virtuale përkthehet në qindra mijëra dollar fitime.
Ylli i spektaklit “reality show” publikoi para pak ditësh një foto me një mbishkrim të thjeshtë: Kërkoni në Google rreth përfitimit të lëngut të ananasit ! E veshur me një body të bardhë, Kardashian West nuk ka dhënë asnjë shpjegim tjetër- por ne nuk kemi nevojë për atë, sepse është e lehtë për t’u hamendësuar se çfarë ka dashur të thotë ajo !
Ananasi mund të ndryshojë erën dhe shijen e vaginës (kjo e vërtetuar shkencërisht).
Alyssa Dëeck, një gjinekologe me bazë në Nju Jork dhe bashkëautore e librit The Complete A to Z for Your V, pohon se pacientet e saj kanë vërejtur një ndryshim pozitiv në aromën vaginale pasi kanë ngrënë ananasë , ashtu si ngrënia e shpargujve bën që era e urinës dhe organit femëror të jetë jo fort e këndshme.
Ajo shpjegoi se ushqimet me përmbajtje më të lartë të sheqerit mund të bëjnë që lëngjet trupore të shijojnë pak më ëmbël. POR duhet të mbani mend vagina juaj nuk është menduar të shijojë si një pina-colada. Aromat e trupit ndryshojnë në varësi të hormoneve, dietës, problemeve shëndetësore, etj.
Në atë pikë, drejtohuni një gjinekologu dhe jo supermarketit për të blerë ushqimet më të ëmbla.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...