5 korriku 1946 është një ditë historike, ku në Paris u propozua një nga shpikjet më të bukura për meshkujt dhe femrat.
Në një ditë vere, francezi Louis Reard zbuloi për herë të parë kostumin e banjos me dy pjesë, që sot njihet si bikini. Nga ajo ditë, meshkujt në mbarë botën veçse e kanë falenderuar atë.
Miliona foto të personazheve VIP qarkullojnë në media, nga epoka e Brigitte Bardot e deri tek yjet e sotme. Por, nëse në ato vite veshja e një bikini binte në sy vetëm për shkak të asaj që e vishte, sot bikini ka rol të kundërt.
Shumë më të vogla në përmasa dhe me detaje të reja nga viti në vit, sot bikinit shërbejnë për të fituar para’. Yjet e “showbiz”-it botëror po fitojnë shuma marramendëse falë fotove të postuara në Instagram, buzë pishinës apo në bordin e një jahti luksoz, me bikini gjithnjë e më të vogla, duke mos i lënë vend imagjinatës.
Nicole Scherzinger, Bella Hadid, Ashley Graham, Kate Upton, motrat Kardashian, Dua Lipa apo Rita Ora, vit pas viti, arkëtojnë fitime marramendëse, deri në miliona dollarë, vetëm falë këtyre fotove.
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj