Një kuzhinë në dukje e pastër mund të jetë një vend i fshehtë për lloje të ndryshme të bakterieve dhe mikoroorganizmave tjerë.
Bakteriet që mblidhen në disa vende të shtëpisë rrezikojnë shumë shëndetin tonë, transmeton portal arbresh.info
Sipas ekspertëve, sado që të pastroni sipërfaqen e kuzhinës, sirtarët janë objekte që mbledhin shumë bakterie.
Gjithashtu, në varësi të përdorimit të tostierit, se sa shpesh e pastroni atë, duhet të hiqni dhe zbrazni thërrimet çdo disa javë për të parandaluar mykun, bakteret ose parazitët. Atë mund ta pastroni me një furçë dhëmbësh dhe pastroni pjesë të vogla, të vështira për t’u arritur. Në fund, lajeni me detergjent enësh dhe lëreni të thahet.
Përdorni shpesh doreza për të hequr enët e nxehta nga furra dhe a i lani ato rrallë?
Ekspertët thonë se ky është gabim i madh, pasi dorëzat mbledhin bakterie, merimanga dhe copa ushqimi.
Ju mund t’i lani ato në baza javore, së bashku me peshqirët e kuzhinës dhe tekstile të tjera.
Doëzat mund t’i pastroni edhe duke i lënë në një enë me ujë, në të cilën mund të shtoniu pak detergjent enësh dhe një lugë të vogël sode buke. Lërënini ato të qëndrojnë në ujë për disa minuta dhe më pas shpërlajini.
Tjetër objekt i mbushur me bakterie janë enët e gatimit prej druri. Bakteret hyjnë në çdo vrimë dhe këputje të enëve prej druri dhe qëndrojnë aty nëse nuk i pastroni mirë.
Mbani në mend se këto baktere shpesh vijnë nga mishi i papërpunuar që e keni përzier gjatë gatimit dhe e keni përhapur në ushqime të tjera dhe në sipërfaqen e kuzhinës. Për të shmangur këtë, lajini ato në ujë dhe pak hidrogjen tre për qind për disa minuta, më pas shpëlajini dhe lërini të thahen mirë.
Shumë prej nesh i lëmë mënjanë peshqiër e kuzhinës. Nëse përdorni një peshqir për një kohë të gjatë, atëherë mund të përfundoni duke dëmtuar lëkurën tuaj.
Mos harroni, që ato duhet të lahen sa më shpesh dhe duhet të ndërrohen sa më shpesh./arbresh.info/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...