Janë disa pjesë të trupit që ne shpesh i neglizhojmë.
Këmbët janë themeli i trupit tonë dhe është shumë me rëndësi që t’i mbajmë mirë ato, shkruan arbresh.info
A jeni në dijeni se mënyra e të ecurit luan rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj?
Me pak fjalë, ndryshimet në të ecur dhe disa ushtrime parandalojnë dhimbjet e shpinës.
Ja cilat janë 5 taktikat që duhet të ndiqni për ndalimin e dhimbjes e shpinës:
Shtypja e gishtave
Para se filloni ndonjë ushtrim fizik, është shumë e rëndësishme që të ngrohni mirë këmbët tuaja. Shtypja e gishtave mund të nxisë lëvizjen relaksuese. Vendosni gjunjët përpara trupit dhe qëndroni në majë të gishtave për 3 sekonda. Më pas lironi këmbët. Bëni këtë ushtrim të paktën 10 herë, 3 herë në ditë.
Ecja në majë të gishtave
Ecja në majë të gishtave është një mënyrë e shkëlqyer për të forcuar muskujt e shputave dhe ligamentet e këmbëve. Qëndroni në majë të gishtave edhe ecni për 20 sekonda. Pushoni 15 sekonda dhe pastaj përsëriteni ushtrimin 5 herë.
Rezistenca e përkulur
Ky ushtrim vlen për forcimin e muskujve. Duke forcuar muskujt ju do të jeni në gjendje të mbani ekuilibrin. Uluni në dysheme dhe shtrini këmbët përpara jush. Pastaj, ngritni këmbët derisa sa të ndjeni tension në shpinë. Bëni këtë ushtrim për 5 sekonda dhe përsëriteni 10 herë.
Nyjet e këmbëve
Lëvizshmëria dhe fleksibiliteti i këmbëve janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Nëse ajo kanë presion, kjo mund të shkaktojë dhimbje të muskujve, e cila më pas kalon në shpinë. Ushtrimi i duhur për këtë është të vendosni shtriheni në dysheme dhe nyjen e njëres këmbë ta rrotulloni për 10 sekonda. Më pas lëvizni nyjet e këmbët tjetër për 10 sekonda.
Ushtrimet me laps
Ky ushtrim është shumë i lehtë. E tëra që ju duhet është një laps. Lapsin e lini përpara këmbëve dhe mundohuni që të kapni atë me gishtat e këmbëve. Mbajeni për 10 sekonda dhe lëshojeni. Përsëriteni ushtrimin 5 herë për secilën këmbë.
Ju duhen vetëm 15 minuta për të këryer këto ushtrime. Në mënyrë që të merrni rezultate më të mira, sigurohuni që t’i bëni me sukses dhe çdo dy deri në tre ditë./arbresh.info/
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...