Google ADS

Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni kurrë në mëngjes

14:56 | 21 Nëntor 2018
Arbresh.info

Më poshtë ju tregojmë një listë të ushqimeve që s’duhet t’i konsumoni kurrë në mëngjes:

Studimet këshillojnë të konsumojmë mëngjes patjetër, duke theksuar se është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Mirëpo pavarësisht kësaj nuk do të thotë që juve duhet ta teproni me të ngrënët, pasi ka disa ushqime që dietologët këshillojnë t’i mbani larg dhe jo pa të drejtë.

Më poshtë ju tregojmë një listë të ushqimeve që s’duhet t’i konsumoni kurrë në mëngjes:

Krepat: Janë të lehta për t’u gatuar, por shumica e njerëzve nuk e dinë që janë jo të rekomandueshme për mëngjes. Krepat përmbajnë shumë sheqer, kështu ndikon në nivelin e insulinës.

Buka e thekur: Mëngjesi i preferuar i çdo personi janë tostet. Janë të shpejtë të shijshëm, por të dëmshëm për shëndetin. Ju mund të hani tost, por jo me bukë të thekur, sepse buka përmban gluten dhe karbohidrate dhe në momentin që e bëni të thekur është dhe më i dëmshëm.

Orizi: Orizi është shtëpia e yndyrës, përmban shumë karbohidrate të cilat nuk janë të nevojshme për trupin tonë. Në vend të orizit të bardhë, mund të gatuani oriz ngjyrë kafe, shija është e njëjtë, por ajo përmban më shumë fibra dhe jo karbohidrate shtesë.

Qumësht: Gjëja e parë që pinë njerëzit në mëngjes është qumështi, sidomos fëmijët. Me një stomak bosh, qumështi mund të çojë në probleme me stomakun dhe probleme me aciditetin. Qumështi konsiderohet si i shëndetshëm dhe ushqyes, por nuk është aq sa duhet.

Sanduiç: Jo se janë të pashëndetshëm për shëndetin kur i gatuani në shtëpi, por kur i blini diku tjetër nuk janë aspak të shëndetshëm. Sanduiçët e paketuar janë shumë të rrezikshëm, sepse qëndrojnë për një kohë të gatë në paketim dhe dëmtojnë shëndetin.

Jo reçel, çokokrem etj. Të gjithë e hani një fetë buke me këto produkte, por është mirë t’i shmangni, sepse kanë përbërje që nuk duhen konsumuar në mëngjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme