Një cikël normal menstrual zgjat nga 21 deri në 35 ditë dhe mesatarja është 28. Gjakderdhja nuk duhet të zgjasë më shumë se shtatë ditë dhe nëse zgjatet duhet të konsultoheni me një gjinekolog.
Simptomat që ndodhin gjatë menstruacioneve përfshijnë: fryerje të stomakut, përqendrim të dobët dhe humor të ulët, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, janë disa ushqime që mund t’ju lehtësojnë këto dhimbje.
Ushqet imqë përmbajnë kalcium
Do të zvogëlojnë shfaqjen e ngërçeve, do të parandalojë fryrjen dhe mbajtjen e lëngjeve dhe gjendet në ushqime të tilla si qumështi, kosi dhe djathi.
Fibrat
Fibrat do të përmisojnë lëvizshmërinë e zorrëve dhe në këtë mënyrë do të parandalojnë fryerjen. Qëllimi është që ta hani sa më shumë fruta dhe perime me çdo vakt dhe nuk duhet të harroni të pini lëngje.
Magnezi
Magnezi besohet se zvogëlon simptomat e dhimbjeve të kokës dhe ngërçeve të muskujve dhe mund ta gjeni në ushqime të tilla si çokollata e zezë, avokado, perimet me gjethe jeshile, bajame.
Vitamina E
Për të lehtësuar simptomat e menstruacioneve, studimet kanë treguar se vitamina E ndihmon në mënyrë të konsiderueshme dhe mund ta gjeni në ushqime të tilla si farat e thata të lulediellit, bajamet, vajrat vegjetale…/arbresh.info/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...