Nëse për shumëkënd ideja e përfshirjes në një bisedë të rastësishme është një qasje e pranueshme, për shumë të tjerë rikthimi në një debat është gjithçka që ata duan
Nuk ka rëndësi nëse flasin për motin, për një film apo për punën, për disa syresh pavarësisht argumenteve, të pasurit të drejtë është një mision jete.
Ja cilat janë tri shenja të horoskopit që duan të kenë gjithmonë të drejtë!
Luani
Si një shenjë Zjarri, Luanët janë natyrshëm të mbushur me një ndjenjë të palëkundur besimi. Vetëbesimi i tyre mund të shihet kudo, por sidomos kur përfshihen në një debat. Edhe nëse e kanë të qartë që janë gabim në qëndrimin e tyre, ata këmbëngulin me krenari në versionin e tyre të historisë sepse ata thjesht nuk tërhiqen.
Luanët jetojnë për emocionin e një bisede të zjarrtë dhe kënaqen me lavdinë e të qenit në fokus të bisedës dhe të të gjithëve, sidomos nëse argumentet e tyre fitojnë.
Virgjëresha
Virgjëreshat njihen për prakticitetin e tyre, vëmendjen ndaj detajeve dhe nevojën e vazhdueshme për përsosmëri. Të lindurit e kësaj shenje nuk tërhiqen kurrë nga një mosmarrëveshje apo debat me prindërit, madje ata kurrë nuk e lënë një mik/mikeshë që të fitojë me argumente në një debat.
Si shenjë Toke, Virgjëreshat janë një “minierë” njohurish shpesh të padobishme, e datave të rëndësishme dhe jo vetëm. Kjo i bën ata njohës të mirë të çdo situate, ndaj dhe fakti që kanë respekt për bindjet dhe opinionet e tyre nuk i lejon që t’u hapin rrugë të tjerëve në një debat.
Ujori
Ujorët duken shpesh si të shkëputur nga realiteti dhe jeta e përditshme, por kur vjen puna te mbyllja e një debati, ata dinë si ta bëjnë këtë në momentin e duhur.
Të lindurit e kësaj shenje bëhen tepër llafazanë kur vjen puna te ndarja e informacioneve, madje ata janë të parët që shqetësohen kur dikush keqinformohet. Si një shenjë fikse, Ujorët dinë si të mbrojnë me mjeshtëri pozicionin e tyre në një diskutim apo debat, me të gjithë argumentet e mundshme. Sepse ata dinë si të fitojnë, gjithmonë! /Telegrafi/
Gjesti e bën edhe këtë – Futet në koshin e bërllokut për një...
Kurti nga Gjilani: Jemi të gjithë bashkë për një qeverisje d...
Bajrami: Partia në pushtet e ka përgjegjësinë pse s’ka rrymë
Theren me thikë tre persona në Prizren
Pas aterimit në Beograd, arrijnë në Prishtinë 155 udhëtarët ...
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...