Ndarja nuk është asnjëherë e lehtë, sid0mos kur lidhja jep gjëra që është shumë vështirë të harrohen.
Sipas një hulumtimi të botuar në revistën për Psikologji Pozitive, njerëzit kanë nevojë për më shumë se 11 javë që të kalojnë emocionet e një ndarje dhe rreth dy muaj e gjysëm për t’iu kthyer normalitetit, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, gjatë këtyre 11 javëve, disa njerëz nuk janë në gjendje të harrojnë dashurinë e kaluar dhe këtë gjë tentojnë ta bëjnë duke u zhytur në një marrëdhënie të re.
Studiuesit kanë theksuar se edhe pas 11 javëve, personat nuk janë në gjendje të harrojnë fytyrën e ish-partnerit.
Kjo është një ndër shenjat e para që dashuria e kaluar nuk është zhdukur komplet nga jeta juaj.
Një shenjë tjetër janë ndjenja e ‘fluturave’ në stomak sa herë që ai/ajo ju kujtohet. Studiuesit theksojnë se edhe shikimi i profileve në rrjete sociale, nënkupton se ende nuk jeni gati për lidhje të re./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...