Google ADS

Këto shenja të Horoskopit, shtatori do t’i gjejë çift

01:56 | 31 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Astrologët japin lajme të mira për shenjat e Horoskopit që vijojnë si më poshtë.

Ata thonë se muaji shtator do i gjejë çift e të lumtur.

Lexo më poshtë:

Dashi

Ky muaj është shumë i bukur në fushën e ndjenjave, aq sa do t’i nxitni të gjithë ata që s’besojnë në dashuri të bëjnë hapa para. Është e vërtetë që yjet na ndihmojnë, por nëse do të mbyllemi në shtëpi, asgjë nuk do të ndodhë. Periudhë interesante për zemrat e vetmuara që janë duke bërë njohje të reja. Miqësitë e krijuara në fund të korrikut mund të ndryshojnë status. Gushti dhuron emocione dhe të reja të rëndësishme.

Virgjëresha

Ky muaj do t’ju dhurojë shumë vetëkënaqësi. Favorizohen personat që janë prej kohësh vetëm dhe të zhgënjyer nga dashuria. Planifikoni pushime argëtuese, këto ditë të gushtit sepse shumë planetë do të përqendrohen në shenjën tuaj. Mjafton të frekuentoni vendet e duhura dhe të mos jeni pesimistë. Edhe një aventurë e thjeshtë mund të shndërrohet në diçka më shumë. Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës dinë mjaft mirë të vënë në punë mendjen dhe jo të dashurohen vetëm falë aspektit fizik.

Ujori

Ju kanë lodhur këshillat dhe kërkesat e të afërmve për të marrë vendimet e duhura, por këtë muaj nuk do t’ju stresojnë. Nuk do ta ndieni ndikimin e palëve të treta dhe do të bëni sipas kokës suaj. Lërini mënjanë dyshimet, nëse jeni të vetmuar prej kohësh. Nëse korriku ka qenë problematik, gushti do të jetë muaji i rizgjimit të ndjenjave, sidomos pas kalimit të Venusit në shenjën tuaj në datën 22. Emocione të veçanta me të lindurit në shenjën e Peshqve, Akrepit dhe të Bricjapit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme