Këto shenja të horoskopit kanë kimi njëra me tjetrën

01:50 | 8 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

E keni pyetur veten ndonjëherë nëse romanca midis jush dhe partnerit tuaj është shkruar në yje? Në qoftë se besoni tek shenjat e horoskopit, atëherë duhet absolutisht të zbuloni se kush janë shenjat që shkojnë më shumë me njëra-tjetrën për zgjedhjen e partnerit perfekt.

Binjakët – Shigjetari. Binjakët (shenjë ajri) dhe Shigjetari (shenjë zjarri) janë dy shenja që kanë të gjithë përbërësit për një marrëdhënie plot fishekzjarrë dhe hulumtime emocionale. Ajo që me të vërtetë i bën këto shenja të përputhshme është, për ironi të fatit, nevoja e tyre e ndërsjellë për kufij të shëndetshëm. Binjakët drejtohen nga Mërkuri, i cili është planeti jo vetëm i komunikimit por edhe i evolucionit të brendshëm. Ata gjithmonë rindërtojnë dhe eksplorojnë personazhe të rinj dhe u duhet hapësirë për të marrë frymë për të zbuluar vetveten. Ndërkohë, Shigjetari aventurier i drejtuar nga Jupiteri i hedh sytë përtej dhe kërkon liri për të eksploruar, për të qenë kureshtar dhe për të patur gjithmonë një këndvështrim ku vizioni i tij të jetë vazhdimisht në zgjerim. Ky çift me të vërtetë e kupton dhe feston nevojën e njëri-tjetrit për horizonte gjithnjë e më të zgjeruara, dhe të dy ndihen mirënjohës që kanë një partner të përkushtuar.

Gaforrja -Bricjapi. Shenja e vetme që drejtohet nga hëna, Gaforrja, emocionalisht intuitive, mundet të duket një korrespondencë shumë e vështirë për Bricjapin logjik, i udhëhequr nga Saturni. Sidoqoftë, kur këto shenjat bashkohen si dy pëllumba, krijojnë një ekuilibër të përsosur. Energjia shëruese e Gaforres gjen një shok të përsosur në urtësinë e ngulitur të Bricjapit. Për shkak se Bricjapi mund të mbajë peshën e emocionalitetit të tij të thellë, Gaforrja ndihet e sigurt emocionalisht dhe tërhiqet nga besueshmëria, disiplina dhe integriteti i partnerit të saj. Nga ana tjetër, Bricjapi vlerëson pacenueshmërinë bujare të Gaforres dhe ndihet i frymëzuar nga ajo për të shfaqur më plotësisht ndjenjat e tij.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme