Sa gjasa ka çdo shenjë horoskopi t’i kthehet dashurisë së shkuar?
Dashi: Kthehet, por me shumë pasion
Dashi dashuron deri në luftë, pasi sundohet nga planeti Mars. Por është edhe shenjë shumë pasionante, ndaj nëse kthehet me ish-in, duhet të ketë patjetër edhe seksin e pajtimit.
Demi: Fal, por nuk harron
Sa ç’janë kokëfortë, Demat aq edhe falin. E megjithatë edhe nëse vendosin ta lënë pas të shkuarën, nuk e harrojnë atë. Ndaj nëse keni ndërmend t’i kërkoni një Demi të ktheheni, bëni mirë të pendoheni me tërë mend.
Binjakët: Ndoshta kthehet, por ka pak gjasa
E para e punës, është e vështirë që një i Binjakëve të të lejojë ta lësh. Por nëse ju lënë të shkoni, mundësitë që të ktheheni janë më të pakta se sa të mos ktheheni. Janë shumë të mirë në të parit të gjërave ashtu siç janë, ndaj nuk mund të përfitoni prej Binjakëve. Nuk është aq e thjeshtë t’ju falin.
Gaforrja: Kthehet, që ç’ke me të
Për një Gaforre partneri është një shtëpi, dikush me të cilin ndihet rehat, një sup ku të mbështeten. Ndaj kur ndahen, gjithçka shembet. Duken si të pastrehë. Por nëse dikush u jep qoftë edhe një shenjë rikthimi, do të bëjë gjithçka që të kthehen. Jo menjëherë, por ribashkimi do të ndodhë herët a vonë.
Luani: As s’e çon nëpër mend
Një Luan nuk i kthehet kurrë dikujt që e ka bërë të ndihet i lëndueshëm. Dhe jo vetëm: do t’jua vënë fajin ju për ndarjen. Dhe do t’ju bëjë këtë në mënyrë të dhimbshme.
Peshorja: Sikur ta dinte edhe vetë…
Peshorja, shenja që kërkon gjithmonë barazpeshën, ka po aq gjasa të rikthehet sa të mos e bëjë. Janë shumë romantikë, dhe kanë prirjen t’u kushtojnë më shumë rëndësi gjërave. Veçse, mos u jepni një arsye që t’ju mbajnë mllef. Sepse nuk do t’ju flasin kurrë më!
Akrepi: Po, por vetëm tek disa shenja
Nëse një akrep ju ka dashur dhe jeni ndarë, për ta jeni të vdekur. Megjithatë janë disa shenja nga të cilat Akrepi e ka të vështirë të shkëputet. Peshqit, Akrepë të tjerë dhe Virgjëreshat janë shenjat më të vështira për t’u harruar për një Akrep. Këtyre edhe mund t’u kthehet për ndonjë natë.
Shigjetari: Jo jo
Mund t’ju bëjë të besoni se do të riktheheni me entuziazmin e mëparshëm, por një Shigjetar ka limitet e veta të pakapërcyeshme. Nëse e besojnë diçka, i qëndrojnë me këmbëngulje, ndaj nëse e kanë ndarë mendjen se nuk funksionon mes jush, nuk keni ç’ti bëni.
Bricjapi: Sa bukur është kur kthehesh prapë!
Po, do t’jua japin një mundësi të dytë, por ka një kleçkë. Bricjapët janë shumë të rreptë me partnerët ndaj nuk ju kthehen prapë nëse nuk ia bëni të qartë se e keni marrë mësimin. Do të jeni bashkë dhe do të jetë e mrekullueshme, veçse periudha e parë do të jetë një provë.
Ujori: Ha-rro-je!
Sinqerisht, Ujori është i zënë me veten e tij. Ju ka harruar sa mbyllët derën.
Peshqit: Nuk ka shanse, edhe pse s’do t’ju harrojë kurrë
Peshqit ëndërrimtarë nuk falin dhe nuk rikthehen. Megjithatë, mund t’ju mbajnë në mendje në jetë të jetëve. Por është më mirë kështu për ta, sepse parapëlqejnë ta imagjinojnë vetë atë që mund të kishte ndodhur po të ishit rikthyer, në krahasim me realitetin.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...