Kanceri është sëmundje shumë e rëndë. Madje edhe format e zbulimit të cilat konsiderohen ndër më të mirat, si p.sh. testet dhe kontrollet rutinë nuk janë të sigurta.
Këto shenja nuk bën assesi t’i injoroni:
Pirja e duhanit dhe fryma e shkurtër
Këto shenja konsiderohen ndër shenjat më të hershme të shfaqjes së karcinomës së mushkërive në trup.
Dhembja në gjoks dhe kollitja kronike
Sipas disa pacientëve, dhembja në dorë, si edhe dhembja në gjoks dhe kollitja janë gjithashtu goxha të shpeshta. Për disa lloje të karcinomeve siç janë leukemia dhe tumoret e mushkërive simptomë mund të jetë edhe kollitja kronike.
Edhet e përsëritura dhe infeksionet
Infeksionet, si edhe ethet e shpeshta, mund të jenë simptoma të leukemisë, për të cilën të gjithë e dimë që është një lloj tumori në gjak, i cili zhvillohet në palcën eshtërore. Kjo çon në krijimin abnormal të rruazave të bardha të gjakut të cilat më vonë sulmojnë sistemin imunitar.
Nyjat e dëmtuara limfatike në nënllërë, gilca dhe qafë
Këto janë ndryshime të shpeshta negative në sistemin limfatik dhe ato kryesisht janë shkaktuar me karcinomë.
Gjakrrjedhja që vështirë ndalet
Kjo është shenjë që tregon se ekziston çrregullim i trombociteve dhe i rruazave të kuqe të gjakut. Kjo mund të shkaktojë leukeminë. Sasia e rruazave të bardha të gjakut bëhet shumë e madhe, gjë që nuk është rasti te njerëzit e shëndetshëm.
Lodhja
Fatkeqësisht, lodhja konsiderohet ndër shenjat më të sigurta të karcinomës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që gjithmonë do të duhej të brengoseni.
Dhembje e komblikut dhe abdominale
Këto shenja bashkë me ngërçet dhe me ënjtjen zakonisht shënojnë kancerin e vezoreve.
Gjakrrjedhje rektale dhe gjak në jashtëqitje
Gjaku në jashtëqitje mund të jetë shenjë e kancerit kolorektal, andaj nëse e vëreni, patjetër shkoni te mjeku.
Humbje e befasishme e peshës
Humbja e peshës e cila ndodh befasisht mund të jetë shenjë e kancerit të mëlçisë apo ndonjë lloj kanceri i cili është zgjeruar në mëlçinë tuaj dhe ndikon në apetitin tuaj.
Periodat e vështira dhe të shpeshta
Doktorët zakonisht i lidhin këto shenja me kancerin e mitrës dhe të endometriumit.
Dhembje në shpinë dhe në pjesën e poshtme të djathtë
Kjo mund të jetë shenjë e kancerit të mëlçisë, mirëpo gjithashtu tregon edhe kancerin e gjirit, sepse disa tumore të gjirit i bëjnë presion pjesës së poshtme të koshit të kraharorit
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...